Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Jelena Bontič është martuar me pjestarin e Policisë së Kosovës, Rada Radosavljevic.
Sipas fotografive të siguruara nga Gazeta Tribuna, deputetja nga komuniteti serb nga komuna e Shtërpces, këto ditë ka kurorëzuar dy ngjarje të bukura.
Ajo bashkë me kurorëzimin e dashurisë ka bërë edhe prezantimin e djalit të vogël Sasha. Jelena Bontič është deputete në Kuvendin e Kosovës me mandatin e dytë dhe njihet për bukurinë dhe paraqitjen dinjitoze në Parlamentin e Kosovës.