Loading…

Deputetja e AAK’së bën hajgare me LDK’në, pyet kush është kryetari

  • 28/07/2018 | 15:01

Deputetja e AAK’së bën hajgare me LDK’në, pyet kush është kryetari

Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por pasi së bashku i kanë vetëm 57 deputetë, ato janë “duke luftuar” që t’i sigurojnë edhe katër vota tjera në mënyrë që të mundë ta rrëzojnë qeverinë “Haradinaj”.


Megjithëkëtë, nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu është shprehur e bindur se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë aktuale. “

Kurse numrat e pozitës dihen, ne nuk është se kemi numra të tjerë, por në fakt jemi shumë të sigurt që me iniciativën e opozitës Qeveria asnjëherë nuk është rrëzuar”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu tutje ka vlerësuar se e tërë kjo zhurmë po bëhet për interesa të brendshme të LDK-së.

“Gjithçka shkon në frymën e LDK-së për t’u promovuar për zgjedhjet e brendshme dhe gara e brendshme mes tyre do të jetë kryetari i LDK-së. Jemi shumë komod dhe absolut nuk e kemi frikën për rrëzimin e Qeverisë, aq më pak prej LDK-së, ku nuk po dihet se kush është kryetari, a është Lutfi Haziri apo Avdullah Hoti?”, ka nënvizuar ajo.

Deputetja e AAK-së tutje ka thënë se as LVV-ja e as PSD-ja nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje pas ndarjes që e kanë pasur si parti politike.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë