Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin franko-gjerman, dhjetë pikat e të cilit janë bërë tashmë edhe publike, për Kosovën dhe Serbinë, transmeton Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, Kaerns ka thënë se është e shqetësuar për pikën 7 të propozimit në të cilën flitet për Asociacionin. Ajo thotë se askush s’duhet të rrënjos e lërë më të dizajnojë çfarëdo forme të vetëqeverisjes në vija etnike në Ballkan.
Ajo thotë se asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet.
“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7.Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit. Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar Kearns.
Very concerned by the implications of proposals under article 7.
No one should be seeking to entrench, let alone purposefully design, any form of "self governance" on ethnic lines within the Balkans.
No "Republika Srpska"-style entity should be created.#Kosovo @nickabbottfcdo https://t.co/k8nZuo574K
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 27, 2023
Më 20 janar, në Prishtinë dhe Beograd kanë qëndruar Lajçak, i shoqëruar nga emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.
Ata kanë biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vucic, lidhur me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Presidenti serb, Vucic, ka deklaruar se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë. /gazetametro.net