Loading…

Deputeti ukrainas: Po shikoj kallashin tim ‘AK-47’ tani

  • 25/02/2022 | 09:46

Deputeti ukrainas: Po shikoj kallashin tim ‘AK-47’ tani

Sviatoslav Yurash deputet ukrainas  në një intervistë në Radio 4’s Today ka folur në lidhje me sulmet e Rusisë në Ukrainë.


Kur u pyet se cili ishte plani i tij nëse ushtria e Ukrainës dështon të përballet me pushtimin e Rusisë, deputeti u përgjigj se po shikonte pushkën e tij personale “AK-47”, shkruan BBC

“Ky është një pushtim në shkallë të plotë që synon të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe ta marrë atë. Ne po armatosim njerëz që do ta çojnë atë luftë kundër rusëve në çdo mënyrë. Ne jemi një komb prej 40 milionë banorësh dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq. Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi dhe gjithë mbështetjen që bota mund të na japë. Po shikoj “AK-47 tim” tani”, tha ai.

Mëngjesin e së enjtës Rusia filloj një sulm masiv mbi caqet ushtarake ukrainase, sulmet ishin kryesisht me raketa të clat u lëshuan nga lindja Ukrainës, pjesa Jugore, nga Moldavia dhe nga Belorusia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë