Loading…

Deputeti Syla: Kurti po tenton t’i përvetësojë arritjet e Haradinajt

  • 18/04/2020 | 17:31

Deputeti Syla: Kurti po tenton t’i përvetësojë arritjet e Haradinajt

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Syla thotë se kryeministri paraprak, Ramush Haradinaj, i vetëm ka arritur që temën e ndarjes së Kosovës ta bëjë të vdekur, gjë për të cilën Kurti tani është duke tentuar që t’i përvetësojë këto arritje.

“Mbrëmë, manipuluesi më i madh që ky popull e ka parë ndonjëherë, i ndihmuar edhe nga një ‘profesor’ në studio, provoj ta përvetësoi atë meritë për vete.

Për keqardhje në çfarë derexhe po bie Kryeministri i 50 ditëve. Kur e kupton, atë po e bën vetëm për pushtet”, thotë tutje ai.

Reagimi i tij i plotë:

“Për dy vite, Ramush Haradinaj, i vetëm, arriti që temën e ndarjes së Kosovës ta bëj të vdekur.

Ai për veprimet e tij u ndëshkua, duke pranuar ftesë nga Haga, edhe pse është i vetmi që dy herë është shpallur i pafajshëm nga gjykatat ndërkombëtare.

Ramush Haradinaj kishte mjeshtërinë që edhe të realizojë qëllimet kombëtare, duke sakrifikuar veten, por duke mbajtur të mirëqenë raportin e shkëlqyer me Amerikën e aleatët e tjerë.

Mbrëmë, manipuluesi më i madh që ky popull e ka parë ndonjëherë, i ndihmuar edhe nga një ‘profesor’ në studio, provoj ta përvetësoi atë meritë për vete.

Për keqardhje në çfarë derexhe po bie Kryeministri i 50 ditëve. Kur e kupton, atë po e bën vetëm për pushtet”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë