Loading…

Deputeti shqiptar: Do hap një portal të tregoj të gjitha ligësitë e politikanëve

  • 04/10/2017 | 15:27

Deputeti shqiptar: Do hap një portal të tregoj të gjitha ligësitë e politikanëve

Deputeti biznesmen i Vlorës ka bërë një deklaratë, e cila pritet të ndryshojë fatin e shumë personave. Agron Shehaj u përfol se ka blerë mandatin e deputetit për 500 mijë euro si dhe u bë objekt i humorit për fjalimin e tij në kuvend.


“Ka një ligësi të tmerrshme në politike. Ka një ligësi që nuk ju kalon nëpër mendje. Do bëj një portal online që të bëj publike gjithë ligësitë, madje edhe me emra.

Po si është përgjigur ai për faktin që pranoi të futej në politikë:

“Pse u futa në politikë, ndërkohë që kisha deklaruar se nuk do të behëm pjesë e saj? Ashtu e mendova në atë kohë.

Tashmë ndryshimi i madh është se kur të thërret kryetari i opozitës dhe të thotë kemi një projekt, doli një mundësi do shkojmë bashkë. Atëherë unë i thash ke nevojë për ushtarë apo do që të vish në pushtet.

Po të jetë për këtë të dytën unë i thash nuk vij por vij në qoftë se do që të dëgjohet mendimi im. Ka qenë ftesë e tij dhe për mua ishte surprise.

Absurditet të thuash që kryetari i partisë ka shitur mandatin e deputetit. 500 mijë euro thonë se kam blerë mandatin! Nuk e kuptoj se përse  thonë vetëm për mua, sepse ka shumë deputetë të rinj.

https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1600416420017060/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë