Loading…

Me kapuç festiv në Parlament (Video)

  • 16/12/2016 | 17:01

Me kapuç festiv në Parlament (Video)

Po afrohen festat, dhe atmosferën e tyre e përcolli deri në Parlamentin britanik një deputet, por për një qëllim krejt tjetër.


Peter Bone, deputet konservator në Dhomën e Përfaqësuesve në Parlamentin britanik, duke folur para kolegëve të tij vendosi mbi kokë një kapuç festiv, duke shkaktuar jo pak të qeshura dhe batuta në sallë, por ai sërish vazhdoi misionin e tij. Ai tha se në zonën ku është zgjedhur deputet, ka një traditë të hershme bamirësie të një kompanie që prodhon kapuçë festivë, e cila një vit më parë kishte grumbulluar për bamirësi, plot 2 milionë paundë nga shitja e tyre.

Në fund të fjalës së tij, deputeti ftoi të gjithë britanikët që të blinin nga një kapuç të tillë nga kjo kompani që të ndihmojnë njerëzit në nevojë dhe pacientët me kancer. Por, pavarësisht misionit që pati, gjesti në sallë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen.

“Jam i lumtur që e hoqi atë kapuç dhe sinqerisht shpresoj që të mos e vendosë më, të paktën jo këtu në Parlament”, tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.

https://youtu.be/rINiueKwdhU

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë