Loading…

Deputeti kosovar e shqyen çertifikatën e veteranit |FOTO

  • 23/08/2018 | 14:21

Deputeti kosovar e shqyen çertifikatën e veteranit |FOTO

Deputeti i PSD’së, Fisnik Ismaili ka ‘çkyer’ çertifikatën e veteranit, duke e mbajtur premtimin që kishte dhënë kohë më parë.


Ismajli përmes një postimi në Fb ka thënë se ky ka qenë premtimi i tij, pra nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, të heqë dorë nga statusi, transmeton Gazetametro.net.

‘Regjistrimi i veteranëve është bë dy herë. Herën e parë menjëherë mbas lufte, kur u pata kthye në Londër, edhe nuk u pata lodhë me aplikue, kur mora vesh se maca e kuca ishin ba veteranë.

Para 5 vjetësh u bë rishikimi i veteranëve, me komision, e me krejt procedurat e rregullta kishe, pikërisht për shkak të macave e kucave. Këtë herë aplikova, me shpresë se të paktën kjo vlerë e luftës nuk shkërrdhehet.

Por, edhe pata premtue se, nëse del vetëm një veteran i rremë në listat e reja, unë kam me çue dorë prej statusit tim, për të cilin edhe jam deklarue se nuk kam me marrë beneficione deri të pensionohem, edhe asnjë cent të vetëm, qoftë edhe për parkingjet e veteranëve, nuk e kam shfrytëzue deri tash,’ ka shkruar Ismaili.

Ai shtoi se meqë s’po ndërmirret asgjë për t’i larguar veteranët e rremë nga listat, atëherë veteranët e vërtetë s’kanë çfarë kërkojnë aty.

‘Meqë kurrkush nuk po ndërmerr kurrgja me i largue mija veteranë të rremë prej listave, atëherë veteranët e vërtetë s’kemi çka lypim aty.

Sot po e mbaj premtimin. Pak gjana në jetë më kanë dhimbtë sesa ky sot,’ ka përfunduar Ismaili./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë