Loading…

Deputeti i VV’së tregon pse po vonohet koalicioni: Nuk duam të rahatojmë askënd në ministri e poste

  • 09/01/2020 | 16:24

Deputeti i VV’së tregon pse po vonohet koalicioni: Nuk duam të rahatojmë askënd në ministri e poste

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se Vetëvendosje po e vonon koalicionin pasi nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçshëm, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se VV nuk e ka qëllimin vetëm te pushteti.

“Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm. Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ne nuk insistojmë në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

Por për shkak të funksionit që ato poste bartin, e që janë kruciale drejt përmbushjes së obligimeve që kemi marrë karshi votuesve.

Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërtetua me emrat e kabinetit Kurti.

Synimi ynë është që të krijojmë një qeveri e cila është funksionale dhe nxjerr vendin nga humnera.

Çdo ngutje dhe lëshim pe në këtë aspekt, e zhbën edhe vetë qëllimin e fitores së 6 tetorit.

E kuptoj se shumë prej jush e prisni me padurim krijimin e qeverisë së re. Të gjithë po e presim.

Por nuk duhet që dëshira e sinqertë për formim sa më të shpejtë të qeverisë të na nxitojë drejt një marrëveshjeje të keqe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë