Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se kryeministri Albin Kurti do ta shkarkonte edhe Isa Mustafën po të gabonte, shkruan Gazeta Metro.
Basha i cili u bë i njohur nga kosovarët kur tha se një pako cigare e ka synim ta bën 5 euro dhe pati reagime të shumta ndaj tij, po vazhdon me deklaratat befasuese edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ai po thotë se edhe kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa do ta shkarkonte Vetëvendosje nëse do të gabonte sikurse Agim Veliun.
“Me pas edhe Isa Mustafë jau kishum shkarku, ju kishim shliru edhe prej tina, profesorin jau kishum shkarku”, tha Basha, transmeton Gazeta Metro.
“Ai prej kolltuki, ai nuk është në Qeveri dhe lyp gjendje të jashtëzakonshme, qysh more se thirrshi qysh spo e din”, tha Basha.///gazetametro.net