Loading…

Deputeti i VV’së: Kemi arritur koalicion me LDK’në

  • 19/12/2019 | 17:09

Deputeti i VV’së: Kemi arritur koalicion me LDK’në

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka thënë se koalicioni VV-LDK është arritur, por pengesë po mbahet vetëm këmbëngulja për kryeparlamentarin dhe postin e Presidentit, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se qytetarët që LDK dhe LVV kanë arritur marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në Qeveri.

“Pra, duhet ta dijë secili qytetarë që LDK dhe LV kanë marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri, dhe menjëherë pas konstituimit mundemi me votu qeverinë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Çka ka rëndësi me kuptu është fakti se marrëveshja për QEVERI është arrit. Pra, duhet ta dijë secili qytetarë që LDK dhe LV kanë marrëveshje për programin dhe ndarjen e përgjegjësive në qeveri, dhe menjëherë pas konstituimit mundemi me votu qeverinë.
Arsyeja pse po mbahet peng komplet marrëveshja për qeverinë është këmbëngulja për kryeparlamentarin dhe sidomos për postin e Presidentit, diçka që ne, vet z. Mustafa, por edhe znj. Osmani si kandidate për Kryeministre, e kemi thënë që nuk do të jetë pjesë e pazareve pas zgjedhjeve, por me marrëveshje dhe kur t’i vie koha. Qytetarët kanë kry obligimin e vet, tash presin që ne me fillu me qeverisë, dhe presin ndryshimin e madh ku ju kthehet dinjiteti dhe shpresa.Z. Mustafa, nuk besoj që është e sinçertë me mbajt peng fatin e 1.8 milion qytetarëve për shkak të një posti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë