Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, ka pranuar se në partinë e tij janë munduar që humbjet t’i paraqesin fitore.
Ai madje ka pranuar se edhe vetë ka bërë ‘spin’, duke u arsyetuar se kështu bëhet politika, shkruan gazetametro.net.
Ismaili ka kritikuar Lëvizjen duke thënë se, ani pse bënte ‘spin’ në publik, kur kritikonte brenda nuk pranoheshin kritikat. Kjo sipas tij, ka krijuar arrogancë.
Ismaili ka pranuar si humbje marrjen e veç tri komunave, e po ashtu edhe mosarritjen e futjes në qeveri, ndërkohë që ka akuzuar VV’në se ato i paraqisnin fitore duke mos pranuar se ‘Lëvizja humb’.
Ndërkaq, deputeti Ismaili ka thënë se brenda VV’së nuk ka demokraci, pasi duke iu drejtuar Lëvizjes në një ‘monolog në Facëbook’, ai ka pranuar se të gjitha vendimet janë marrë nga një grup i vogël njerëzish.
Ndërkohë, Ismaili e përmend edhe faktin e arrogancës së VV ndaj kritikëve, e sipas tij, kjo arrogancë iu kthye edhe atij kur shprehu një mendim që u cilësua si kundër Kurtit./gazetametro.net