Loading…

Deputeti i VV’së del me deklarata skandaloze: Refuzimin e gazit amerikan e ndërlidh me UÇK’në

  • 19/11/2021 | 20:17

Deputeti i VV’së del me deklarata skandaloze: Refuzimin e gazit amerikan e ndërlidh me UÇK’në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, në Kuvendin e Kosovës ka folur për autostradën e ndërtuar nga kompania amerikane Bechtel Enka. Sipas kalkulimeve të tij, nëse e gjithë autostrada do të bëhej urë deri në Morinë do të kushtonte më lirë. Madje ai nuk ngurron të jap edhe propozime, që hapësira nën urë të shfrytëzohej për objekte nga të cilat do të merrej qira. Gjithashtu Humolli në gjithë këtë debat ka listuar si argument edhe një deklaratë të një zyrtari amerikan në vitin 1998.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ka shpjeguar në Kuvendin e Kosovës idenë e një ure në mes të Morinës dhe Merdares. Sipas tij, një projekt i tillë do t’i kushtonte Kosovës 5.3 milionë euro për kilometër. Humolli thotë se këto të dhëna janë nxjerrë nga ekspertë shqiptarë të fushës. Komentet ai i bëri në Kuvendin e Kosovës duke kritikuar pushtetarët e mëparshëm për keqmenaxhim me ndërtim rrugësh.

“Vetëm autostrada që ju jeni krijues të Autostradës ka kushtuar mbi 10 milionë euro kilometri gjatësi”, kritikon Humolli.

“Kurse inxhinierët tanë të cilët kanë punuar thonë se konstoja, edhe sikur të ishte bërë urë Morinë – Merdarë komplet, kilometri është katër milionë euro”, sqaron ai.

Përveç kësaj, deputeti i VV’së thotë se nga ndërtimi i kësaj ure, do të mund edhe të fitohej.

“’Ne kishim mund me bo zonë industriale krejt përfundi urës dhe kishim punuar bukur mirë. Edhe me qira të atyre e kishim mirëmbajt autostradën”, thekson Humolli.

Lidhur me këtë temë, Humolli ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook. Aty ai tha se të gjithë ata që po mbështesin projektin amerikan të gazit janë kundër interesave të kosovarëve.

“Kjo ishte edhe fjala ime sot në Kuvend kundër atyre që me sy hapur (tashmë) mbrojnë interesat e huaja në Kosovë duke u bërë ambasador të gaz-sjellësit dhe nuk mbrojnë interesat e qytetarëve që i kanë votuar”, shkroi Humolli.

Humolli duke cituar një deklaratë të Robert S. Gelbard ku ai e quan ‘terroriste’ UÇK’në duke folur për tërheqjen e qeverisë nga projekti i gazit, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

“Me 22 Shkurt 1998, Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Amerikan Robert S. Gelbard e quan UÇK-në si organizatë terroriste.***

Më vonë, Emisari i ShBA-së për Ballkan Richard Holbrooke erdhi e u ul këmbëkryq bashkë me ushtarët e UÇK-së në Odë shqiptare.

Pra, ne vendosëm ta çlirojmë vendin tonë edhe pse një amerikan atje na quante terrorist, nuk u ndalëm derisa edhe fituam mbështetjen Amerikane”, shkruan Humolli.

Në vazhdim shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Kosovës i kushtoi 10.7 Milion € një kilometër autostradë e Bechtel-Enka-s.*

Po të bëhej e tëra URË, kjo autostradë do na kushtonte 4.3 Milion € për kilometër.**

*[1.5 Miliardë Euro 140 km autostradë (Prishtinë-Hani i Elezit dhe Arllat-Morinë)].

**[Sipas inxhinierëve shqiptarë që kanë punuar në këto autostrada, po të bëhej urë komplet 140km, do ti kushtonte Kosovës 600 Milion €. (Specifikat per inxhinierët që dëshirojnë të hulumtojnë tutje: Urë kontinuale me module me hapësira 25m aks-aks, me lartësi 10m (Pilota-themele-shtylla-kapitela-kontratraje-traje-pllakë-asfalt-sinjalistikë))].

Ju rikujtoj edhe njëherë se kompanitë punëkryerëse në këto autostrada ishin shumica shqiptare, gjithashtu edhe ata që mbikëqyrën këto autostrada ishin shqiptar, vetëm paratë e majme (plaqkën) e morën të huajt, konkretisht kompania Bechtel-Enka dhe ndonjë “argat” i tyre në Kosovë që symbyllur nënshkroi këto marrëveshje (Prokuroria duhet t’a vërtetoj nese përnjëmend i kishin sytë e mbyllur).

Kjo ishte edhe fjala ime sot në Kuvend kundër atyre që me sy hapur (tashmë) mbrojnë interesat e huaja në Kosovë duke u bërë ambasador të gaz-sjellësit dhe nuk mbrojnë interesat e qytetarëve që i kan votuar.

Një kthim prapa në historinë e vonë:

Me 22 Shkurt 1998, Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit Amerikan Robert S. Gelbard e quan UÇK-në si organizatë terroriste.***

Më vonë, Emisari i ShBA-së për Ballkan Richard Holbrooke erdhi e u ul këmbëkryq bashkë me ushtarët e UÇK-së në Odë shqiptare.

Pra, ne vendosëm ta çlirojmë vendin tonë edhe pse një amerikan atje na quante terrorist, nuk u ndalëm derisa edhe fituam mbështetjen Amerikane.

Edhe atëherë, kishte prej politikanëve në Kosovë që pajtoheshin me Gelbardin, edhe tash, ka prej atyre që pajtohen me Grenellin. Mirëpo historia i dha të drejtë atyre që i besuan Holbrookut (e jo Gelbardit), ashtu sikurse sot që po i jep përkrahje ushtarake atyre që nuk i’u nënshtruan Grenellit (mbështetja ushtarake që Amerika po i jep Kosovës me këte qeverisje, nuk është parë më parë në qeveritë e kaluara).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë