Loading…

Deputeti i PSD akuzon Vetëvendosjen se po dëshiron ta mbajë qeverinë Haradinaj në pushtet

  • 18/08/2018 | 18:06

Deputeti i PSD akuzon Vetëvendosjen se po dëshiron ta mbajë qeverinë Haradinaj në pushtet

Deputeti i PSD’së, Dardan Sejdiu, ka hedhur akuza ndaj deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të LDK’së se po dëshirojnë ta mbajnë qeverinë Haradinaj në pushtet.


Ai ka thënë se deputetët e PSD kanë dhënë nënshkrimet për ta larguar qeverinë Haradinaj por që të njëjtën nuk po e bëjnë partitë opozitare, transmeton gazetametro.net

“Me 26 korrik, PSD i ka dhënë 12 nënshkrimet e deputetëve të saj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Sot, më 18 gusht – Asnjë nënshkrim nga LDK dhe VV! Pra, nuk janë as për orientim dhe mbikëqyrje të dialogut, as për rrëzim të qeverisë”, ka shkruar Sejdiu në një postim në Facebook.

“Në vend të angazhimit drejt bashkimit opozitar, në kushtet ku do t’i kishim 58 deputetë kundrejt pushtetit të pakicës; LDK dhe VV po vazhdojnë të angazhohen drejt përpjekjes së krijimit të përshtypjes se kinse PSD nuk paska gatishmëri për rrëzimin e qeverisë”, ka shtuar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë