Loading…

Deputeti i PDK’së për Dardan Gashin: Secili që e shkel ligjin, duhet të përgjigjet

  • 26/01/2018 | 18:38

Deputeti i PDK’së për Dardan Gashin: Secili që e shkel ligjin, duhet të përgjigjet

Hajdar Beqa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës e ka komentuar gjuajtjen me armë  në një aheng të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi.

“Nuk është mesazh i mirë që një zyrtarë i lartë i shtetit të bëj një veprim të tillë, e sidomos kur është e ndalur me ligj”, ka thënë Beqa në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Të gjithë ata qe e shkelin ligjin duhet të përgjigjen para ligjit, sidomos zyrtarët sepse kanë përgjegjësi me të madhe”.

“Ne duhet t’i respektojmë të traditat, por ne e kemi obligim mbi të gjitha t’i respektojmë ligjet sepse jemi në shekullin XXI”.

“Konsideroj se tash Prokuroria duhet të punojë për këtë çështje”.

Zv.Kryeministri Gashi ishte kapur në video duke gjuajtur me armë, por Kryeministri Haradinaj ka thënë që nuk mund ta shkarkojë, me arsyetimin se lënda është në prokurori.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë