Loading…

Deputeti i PDK’së i drejtohet me disa pyetje Kurtit: Urgjentisht duhesh me ardhë në seancë plenare

  • 06/02/2023 | 23:43

Deputeti i PDK’së i drejtohet me disa pyetje Kurtit: Urgjentisht duhesh me ardhë në seancë plenare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, iu është drejtuar me disa pyetje kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit e pranoi propozimin e BE’së, të njohur si plani franko-gjerman, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar Kurti që urgjentisht duhet të shkojë në seancë plenare për të sqaruar se çfarë propozimi ka pranuar.

”Kosova është Republikë parlamentare dhe një marrëveshje diskutohet e pastaj pranohet dhe tërë kjo vetëm përmes votës në Parlament, e jo siç ti dëshiron,” ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot gjatë ditës Kurti u takua me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Pas takimit me të kryeministri kosovar në një postim në Twitter tha se plani franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë