Loading…

Deputeti i partisë së Djukanovicit, Nikollë Gegaj: Demarkacioni s’ka kthim prapa

  • 21/09/2017 | 23:33

Deputeti i partisë së Djukanovicit, Nikollë Gegaj: Demarkacioni s’ka kthim prapa

Për ne çështja e Demarkacionit me Kosovën është e përfunduar dhe nuk ka arsye që të kthehemi mbrapa, deklaroi për gazetën “Pobjeda” funksionari i PDS-së, Nikollë Gegaj. PDS-ja është partia e ish kryeministrit malazez, Milo Djukanovic.


Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se “versioni i tanishëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të bjerë”, tha se është thellësisht i bindur ”se edhe me qeverinë e udhëhequr nga Haradinaj do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që dy qeveritë kanë në vazhdimësi”. Marrëdhëniet me shtetin e Kosovës janë të shkëlqyera dhe kështu do të jenë edhe në të ardhmen, transmeton lajmi.net

Gegaj vlerësoi se ajo më së shumti është çështje e brendshme politike e Kosovës e cila nuk do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve. Ky nuk është problemi ynë, as nuk e shohim si një pengesë, sepse ne kemi përfunduar këtë proces, theksoi Gegaj.

Ai shtoi se kufijtë e ish-Jugosllavisë janë gjerësisht të pranuar dhe të konfirmuar edhe nga faktori ndërkombëtar.

Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me Kosovën në Vjenë dhe parlamenti ynë ratifikoi atë. SHBA-të dhe përfaqësuesit e BE-së çdo ditë u bëjnë thirrje partive politike të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen , duke paralajmëruar se shtyrja e ratifikimit është e dëmshme për kredibilitetin e atij vendi në skenën ndërkombëtare.

“Besoj se institucionet e Kosovës kanë kapacitet demokratik që të sjellin vendimet e duhura dhe Mali i Zi në këtë drejtim do të tregojë durimin e duhur.”, tha ndër të tjera Gegaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë