Loading…

Deputeti i Parlamentit Europian: T’i lëmë Thaçin e Vucicin të gjejnë një zgjidhje

  • 06/11/2018 | 14:06

Deputeti i Parlamentit Europian: T’i lëmë Thaçin e Vucicin të gjejnë një zgjidhje

Eurodeputeti, Knut Flekenstein ka thënë se çështja e Kosovës është e rëndësishme, sesi të jetojmë në BE, nëse ne nuk dimë si t’i vendosim marrëdhëniet fqinjësore.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ketë konflikte në komunitetin e saj dhe se, për këtë arsye, Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre.

“Jam i vetëdijshëm se ky është një problem i madh, por nuk ka nevojë të ndërhyjmë. Unë kam respekt të madh për kryetarët Vuçiq dhe Thaçi, të cilët dëshirojnë të gjejnë zgjidhje dhe duhet t’i lëmë ta bëjnë punën e tyre, të mos komentojmë dhe kritikojmë çdo fjalë që ata thonë”.

“Kjo është një çështje shumë e vështirë për Serbinë dhe Kosovën, le të le të bëjnë punën, nëse ka ndonjë propozim për të dëgjuar. Këshilla ime është, le ta bëjnë punën e tyre të vështirë dhe pastaj të shohim se rezultati mund të arrihet, por jo të bëjmë rekomandime paraprakisht. Mendoj se kjo nuk është etike, nuk do të doja të ndryshoja pozicionin tim me ta”, ka thënë ai për televizionin N1.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë