Loading…

Berisha ia ofron votën e tij VV’së e LDK’së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

  • 17/09/2017 | 15:38

Berisha ia ofron votën e tij VV’së e LDK’së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, i ka bërë ftesë opozitës në Kuvend që të grumbullojë 60 vota, që ai t’u ndihmojë për rrëzimin e Qeverisë.


Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse VV dhe LDK arrijnë t’i bëjnë 60 vota në Kuvend, vota e tij do të jetë e 61-ta për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Me këtë ai po dëshiron siç është shprehur ta sfidoj kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka qe për 45 ditë e ardhshme a do ta respektoj ligjin për zgjedhje.

Kujtojmë se Zafir Berisha kishte abstenuar në votimin e qeverisë Haradinaj.

Postimi i plotë i Berishës:

“Për: VV dhe LDK

Bëni 60 vota që të kontriboj si i 61 për rrëzimin e qeveris për me e provu znj.Daka, që për 45 ditë e ardhëshem a do e “respektoj” ligjin për zgjedhje… Zafa” (sic.), ka shkruar Berisha./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë