Loading…

Deputeti i LDK’së: Vetëvendosje si ka fituar zgjedhjet, vetëm ka dalë e para

  • 07/12/2019 | 09:58

Deputeti i LDK’së: Vetëvendosje si ka fituar zgjedhjet, vetëm ka dalë e para

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar zgjedhjet në Kosovës, por vetëm ka dal e para, shkruan Gazeta Metro.


Avdyli po thotë që në zgjedhjet e 6 tetorit nuk ka dalë asnjë parti fituese, dhe se Vetëvendosje si e para ka të drejtë vetëm për mundësinë e krijimit të koalicionit që kërkon 61 vota në Kuvend.

“Nuk ka parti fituese, ka parti që ka dalë e para, e dyta e me rradhë. Partia e parë ka vetëm të drejtën dhe mundësinë për krijimin e koalicionit qeverisës i votuar nga 61 deputetë ne Kuvend”, ka shkruar Avdyli në profilin e tij në Facebook.

Se VV ka dalë vetëm e para në zgjedhje dhe që nuk i ka fituar ato e ka thënë edhe ish-shefi i GP të LDK’së, Avullah Hoti.

Sipas Hotit nëse Vetëvendosje do t’i kishte fituar zgjedhjet nuk do të kishte pasur nevojë për votat e LDK’së për ta krijuar qeverinë../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë