Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka reaguar pas dështimit të shtetit të Kosovës që të anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare në INTERPOL.
Gashi nëpërmjet Facebook’ut ka shkruar se ky dështim i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është fundi i Qeverisë Haradinaj, njofton gazetametro.net.
Sipas tij tani Kosova nuk mund ta durojë këtë lloj Qeverisje as edhe një ditë më shumë dhe tani është koha e fundit që vendi të shkojë sa më parë të shkojë në zgjedhje.
Postimi i plotë i Gashit:
Deshtimi per anetaresim ne Interpol, eshte fundi i kesaj qeverie.
Kosova nuk mund te duroj kete lloj qeverisje as edhe nje dite me tutje.
Koordinim nacional per vizat duhet urgjent, LDK duhet te prije kete proces.
Zgjedhje tash!./gazetametro.net