Loading…

Deputeti i LDK’së nuk e nënshkroi mocionin për rrëzimin e Qeverisë: Jo se s’dua sepse Kurti shkarkimin e Veliut e përdori si pretekst, por tani nuk është koha

  • 19/03/2020 | 18:04

Deputeti i LDK’së nuk e nënshkroi mocionin për rrëzimin e Qeverisë: Jo se s’dua sepse Kurti shkarkimin e Veliut e përdori si pretekst, por tani nuk është koha

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka treguar për Gazetën Insajderi, arsyet se pse nuk e ka nënshkruar sot mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.


Ai ka thënë për Insajderin, se nuk e përkrah largimin e Agim Veliut, por që, ka kërkuar më shumë kohë që kjo situatë të sqarohet.

“Unë kam qenë parimisht që mos të shkojmë në këtë fazë të krizës, që të kemi një afat më të gjatë, që mos me shku në zgjedhje në këtë fazë që jemi. Jo që e përkrahi një gjë të tillë pse e ka larguar Agim Veliun në atë formë, sepse kjo ndoshta po përdoret si pretekst, nuk e di. Ajo cka unë nuk kam nënshkruar e s’më ka pëlqyer kjo formë është thjeshtë që është dashtë të kemi më shumë kohë për ta sqaruar këtë situatë”, ka thënë Shala.

Gazeta Insajderi, ka raportuar se katër deputetë të LDK-së, kanë shprehur qëndrime ndryshe sa i përket këtij mocioni. Janë deputeti Haxhi Avdyli, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputeti Ardian Shala dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë