Loading…

Deputeti i LDK’së: Mbrojtja kanunore e Haradinajt është më e keqe se gjuajtja me armë

  • 26/01/2018 | 18:24

Deputeti i LDK’së: Mbrojtja kanunore e Haradinajt është më e keqe se gjuajtja me armë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka kritikuar ashpër gjuajtjen me armë që zëvendëskryeministri Dardan Gashi, kishte bërë muaj më parë. Por pavarësisht gjuajtjes me armë të Gashit, sipas tij, më e keqe është mbrojta kanunore që është duke i bërë kryeministri Haradinaj.

“Ma e keqe se e gjuajtja me armë është mbrojta që po i bëhet nga kryeministri, me arsyetimet kanunore. Ne nuk e dimë se a ka gjuajtur me armë gazi siç po pretendon kryeministri, sepse e ka hap dritaren dhe ka gjuajt me armë, por edhe arma me gaz është e dënueshme”, ka thënë Avdyli.

Ai më tej ka thënë se pavarësisht pretendimeve të deputetit të PDK-së, Memli KrasniqI se të gjithë nganjëherë gjuajnë me armë, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka gjuajtur me armë.

Kujtojmë që zv.Kryeministri Gashi ishte kapur në video duke gjuajtur me armë nga dritarja në një aheng në shtëpinë e kolegut të tij, Fatmir Limaj. Kryeministri Haradinaj sot u thirr në interpelancë për këtë, ndërsa më herët kishte deklaruar publikisht që e përkrah gjuajtjen me armë dhe që do ta legalizonte një gjë të tillë.

 

http://gazetametro.org/lnuk-miratohet-mocioni-per-shkarkimin-e-dardan-gashit/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë