Loading…

Deputeti i LDK’së: Gjykata Speciale do të dobësojë një krah politik

  • 04/04/2017 | 21:40

Deputeti i LDK’së: Gjykata Speciale do të dobësojë një krah politik

Deputeti nga radhët e LDK-së, Nuredin Ibishi, në lidhje me Gjykatën Speciale ka thënë që nuk është e definuar mirë dhe se paraqet drejtësi selektive.

Ibishi ka shtuar që arrestimet që pritet të ndodhin nga Gjykata Speciale mund të tensionojnë gjendjen politike në Kosovë, veçanërisht mund të dobësojnë një krah politik.

“Për Gjykatën Speciale kam mendim të ndarë, është një drejtësi selektive që e kemi menaxhuar shumë keq, nuk kemi bërë asgjë në kohën e duhur, tash na ka ardhur si diçka e pa definuar mirë. Sido që të jetë mendoj që do të kalojmë në një faze shumë të vështirë dhe me shumë tendosje. Është një situate e tendosur dhe do të ndikoj politikisht, mirëpo prapë jam optimist që nuk do të ketë tendosje të mëdha në kuptimin e ndonjë forme proteste. Ne kemi qenë të ndëgjueshëm para drejtësisë ndërkombëtare, ne ju kemi përgjigjur gjithherë. Nuk besoj që do të ketë tendosje të mëdha, reagime të mëdha, më shumë besoj që do të ketë dobësim të një krahu politik” ka thënë deputeti Nuredin Ibishi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.

Tutje Ibishi ka thënë që arrestimi i Ramush Haradinajt ka shkaktuar një tensionim të veçantë, ngaqë ka ndodhur në vazhdimësi, përderisa vlerësoi shumë të dobët reagimin e institucioneve kosovare në raport me largimin e fletë-arresteve.

Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme deputeti i LDK-së, është shprehur që nuk është koha e duhur.

“Të gjitha këto probleme në vend janë shqetësuese edhe ndoshta është e vështirë të gjendet zgjidhja. Mendoj që më mirë është të ulemi të gjithë së bashku me një konsensus të gjejmë një zgjidhje, e të mos presim që me një shkop të zgjidhen më vonë. Sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme, nuk jemi ne shumë të zot edhe të gatshëm që t’i menaxhojmë dy zgjedhje në të njëjtin vit” deklaroi Nuredin Ibishi, njofton Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë