Loading…

Deputeti i LDK’së e quan ‘kanagjegj’ darkën e mbrëmshme te vila e Pacollit

  • 05/02/2018 | 17:07

Deputeti i LDK’së e quan ‘kanagjegj’ darkën e mbrëmshme te vila e Pacollit

Deputetit të LDK’së i është dukur si ‘kanagjegj’ darka e mbrëmshme e zyrtarëve të lartë shtetëror.


Armend Zemaj e ka theksuar një fakt interesant të darkës së mbrëmshme, e që lidhet me ministrin serb të qeverisë Haradinaj, Nenad Rikalo, shkruan gazetametro.net.

Ai ka thënë se ministri serb duket teksa e fsheh krytë, siç ai e ka quajtur’, ‘si struci’. Këtë ‘fshehje’ të tij ai e ka lidhur me, gjoja mosnjoftimit të Milan Radojicic’it për këtë vizitë.

Këtë Zemaj e ka ngritur si ironi pasi është thënë se i dyshuari për shumë krime në veri, Radojicic, thuhet se kontrollon Listën Serbe.

Sido që të jetë, darkën e mbrëmshme të njerëzve me pushtet, e kanë kritikuar mjaftë analistë e parti opozitare, duke e quajtur këtë edhe si ‘takim odash’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë