Loading…

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë: Policia joprofesionale kur vrau grekun

  • 29/10/2018 | 15:49

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë: Policia joprofesionale kur vrau grekun

Në Bularat kanë mbërritur mëse 100 persona nga Greqia, në pritje të varrimit të 35-vjeçarit që u vra një ditë më parë.

Varrimi që do të bëhej pasditen e së hënës është shtyrë për të martën, në pritje të përfundimit të procedurave dhe sqarimit të pretendimeve të familjarëve të viktimës.

Ekspertizë greke ka kërkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, gjatë vizitës në fshat, i cili e quajti ndërhyjen joprofesionale: “Dëshirojmë të theksojmë thirrjen tonë për gjakftohtësi dhe vendosmëri që këto çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet dhe me gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje si nisi konflikti, nga u provokua. Cilat ishin rrethanat, nga kush u mor vendimi për të dhënë një zgjidhje fatale në një kohë që ekziston dhe alternativa të tjera siç na kanë thënë ekspertët që jemi konsultuar”.

Ndryshe, ekstremistri grek u vra dje nga forcat e Policisë pasi nuk u dorëzua dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë