Loading…

Deputeti i Kuvendit me shportë ushqimore i kërkon Haradinajt ta rrisë pagën minimale: Nëse s’kishe mbrri me i ngopë fëmijtë e tu, edhe ti e kishe lshu Kosovën

  • 17/04/2019 | 18:02

Deputeti i Kuvendit me shportë ushqimore i kërkon Haradinajt ta rrisë pagën minimale: Nëse s’kishe mbrri me i ngopë fëmijtë e tu, edhe ti e kishe lshu Kosovën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që ta rrisë pagën minimale, pasi që me atë, nuk ngopen dot familjet e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Krasniqi përmes një video të publikuar në Facebook, ka njoftuar se sot ka blerë një shportë me gjëra ushqimore të përditshme, e cila nuk iu lejua ta fuste në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Provova me fut në Kuvend këtë shportë që e përdorin familjet shqiptare për me u ushqy, mirëpo nuk u lejova. Edhe pse gjithçka hin e del në atë Kuvend. Por ata nuk dojnë me pa se me çka po përballet populli i Kosovës”, thotë ai.

Deputeti i PSD-së ka shtuar se kjo shportë i kushtoi 10 euro e 75 centë, aq sa i hargjon një familje në Kosovë për t’u ngopur në ditë.

“Kjo shportë kushton 10 euro e 75 centë, pra kaq para hargjon në ditë një familje për t’u ushqyer në Kosovë. E me pagën tonë minimale, që është 170 euro, ka familje që nuk mbrrinë me u ngopë”, theksoi ai.

Ai i ka kërkuar kryeministrit Haradinaj që ta rrisë pagën minimale, pasi që po ta kishte ai të njëjtën, nuk do të arrinte t’i ushqejë fëmijët e tij, e do të kishte kërkuar largimin nga Kosova.

‘’Rriteni pagën minimale z.Kryeminister, zbatojeni ligjin e punës, e mos pritni pse pe lëshojnë njerëzit Kosovën. Sepse nëse punon 7 ditë në javë, 10 orë në ditë dhe në fund nuk mbrrinë me i ngopë fmijtë e tu, edhe ti do t’kishe lypë me lshu Kosovën Kryeministër. Rrite pagën minimale se është 20 fishë më e vogël se paga jote”, përfundoi ai.

Ndryshe, lidhur me pagat e ulëta në Kosovë Haradinaj ia ka lënë fajin Qeverisë paraprake, ndërsa ka shtuar se ajo që e udhëheqë ai, po punon në këtë drejtim./gazetametro.net

https://www.facebook.com/frasherkrasniqi/videos/10219826629762666/?t=33

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë