Loading…

Deputeti i Katalonisë: Sot shpallim pavarësinë, presim njohje nga Kosova

  • 04/10/2017 | 08:18

Deputeti i Katalonisë: Sot shpallim pavarësinë, presim njohje nga Kosova

Në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalonas, Josep Maria Terricabras, ka thënë se parlamenti i Katalonisë do ta shpallë sot pavarësinë nga Spanja ‘duke jetësuar vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve të saj’, të cilët votuan në referendumin e së dielës.


Të vetëdijshëm për represionin dhe për vrasjet që mund të ndodhin nga qeveria spanjolle, populli katalonas ka zgjedhur rrugën e tij drejt mëvetësisë. Në këtë pikë ata kërkojnë mbrojtje dhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare, kurse prej njohjeve të para presin edhe atë nga Kosova e nga Britania e Madhe, transmeton zeri.info

Katalonia do të presë një prej njohjeve të para nga Kosova pasi të shpallë pavarësinë ditën e sotme. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Zëri” eurodeputeti katalonas Josep Maria Terricabras, që është edhe deputet i Parlamentit Europian.

Terricabras ka zbuluar për gazetën se nëse nuk ndodh diçka e jashtëzakonshme, Katalonia do të shpallë pavarësinë e saj sot, duke jetësuar kështu vullnetin e mbi 90 për qind të qytetarëve, të cilët votuan në referendumin e së dielës.

Për ta bërë këtë ai ka thënë se janë të përgatitur edhe të vdesin. Megjithatë, ai ka shtuar se nuk beson që konflikti do të eskalojë në luftë sikur në rastin e Kosovës.

“Ne nuk jemi ata të cilët kemi marrë armët në dorë, këtë po e bën pala tjetër, qeveria spanjolle. Ata po na rrahin, mbase edhe do të vrasin disa prej nesh. Mirëpo nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë, ne jemi paqësorë, andaj shpresoj që kjo do t’i hapë sytë e medieve dhe shumë shteteve të tjera që bashkësia ndërkombëtare më në fund të na mbrojë, sepse ne jemi viktima”, ka thënë Terricabas.

Të vetëdijshëm për atë që mund t’ju ndodhë nga qeveria spanjolle, megjithëse me jo shumë shpresë, Terricabras ka thënë se pret nga institucionet ndërkombëtare që t’i mbrojnë dhe të kenë një reagim.

Në fund Terricebras ka folur edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Ai ka thënë se do të jetë absolutisht dhe pa dyshim e detyrueshme për Serbinë para se kjo të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë