Loading…

Deputeti Hamza: Drejtësia të mos bëj politikë

  • 30/09/2020 | 17:51

Deputeti Hamza: Drejtësia të mos bëj politikë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara, duke thënë se është një fillim i gabuar i tyre dhe se drejtësia nuk duhet të bëjë politikë por as politika të ndërhy në drejtësi, shkruan Gazeta Metro.


Hamza ka thënë se flet në emrin e tij si deputet, dhe e ka cilësuar si fillim të gabuar punën e Gjykatës Speciale.

“Nuk është start i mirë i punës së Gjykatës Speciales”, ka thënë Hamza.

Ndërsa ai ka theksuar se nuk është mirë me ndërhy politika në drejtësi, por as të bëhet politikë me drejtësi.

“Politika nuk është mirë me u përzi ne drejtësi dhe poashtu as drejtësia me bo politikë”, ka thënë Hamza për t7.

Duke folur për publikimin e dokumenteve ai ka thënë se shkaku është përbrenda Gjykatës Speciale, dhe duhet me u marrë me shkakun.

Ai tutje ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kanë bërë rezistencë vetëmbrojtëse, sepse kemi ardhur në një pikë kur nuk kishte më as jeta kuptim. Gabimet të cilat kanë ndodhur të përmirësohen që të kthehet besimi në drejtësi../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë