Loading…

Deputeti gjerman: Krenar me progresin e Serbisë rreth tërheqjes së njohjeve të Kosovës

  • 16/10/2019 | 10:43

Deputeti gjerman: Krenar me progresin e Serbisë rreth tërheqjes së njohjeve të Kosovës

Deputeti i Parlamentit Gjerman, që vjen nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), Armin Paulus Hampel, është shprehur i kënaqur dhe krenar me progresin e Serbisë rreth tërheqjes se njohjeve të Kosovës, siç ka thënë ai gjithsej 13 njohjeve, tansmeton Gazeta Metro.


Deputeti i Bundestagut Gjerman Armin Paulus Hampel, është krenar me autoritetet në Serbi të cilat sipas tij kanë arritur të bindin shumë shtet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Hampel theksoi gjithashtu faktin se sot ka edhe fitues të Nobelit që mbështesin Serbinë, duke aluduar në fituesin e fundit Peter Handke, i cili ishte mbështetës i Milloshevicit në krimet që kreu në ish-Jugosllavi.

“Ne mbetemi të vendosur si parti dhe një grup parlamentar në Bundestag(Parlamenti Gjerman) në qëndrimin tonë se pavarësia e Kosovës është po aq e paligjshme sa ndërhyrja e NATO’s”, tha Hampel pasi foli me Nënkryetarin e Partisë Progresive Serbe dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuric.

Deputeti i partisë djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, Armin Paulus Hampel kundër shkëmbimit të territoreve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë