Loading…

Deputeti boshnjak kundër gjuhës shqipe në Komunën e Tuzit

  • 24/12/2016 | 21:09

Deputeti boshnjak kundër gjuhës shqipe në Komunën e Tuzit

Deputeti Nexhad Dresheviq në Parlamentin e Malit të Zi, ka paraqitur iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit të Statutit të Kryeqytetit, i cili parasheh që në Komunën Urbane të Tuzit, në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe, transmeton Gazeta Metro.


Dresheviq konsideron se ky nen nuk është në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi. Ai në këtë iniciativë thekson se ky nen i statutit nuk është në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale i cili garanton mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të pakicave në pajtim me Kushtetutën, shkruan “Dan”.

Dresheviq kërkon që boshnjakëve në Komunën e Tuzit t’u sigurohen të gjitha të drejtat duke përfshirë këtu edhe të drejtën për gjuhën e tyre, dhe ajo është gjuha boshnjake. Deklarimin mbi iniciativën e Nexhad Dresheviq gjykatës ja ka dërguar sekretari i Komunës së Podgoricës, Veselin Vukçeviq.

Duke pasur parasysh se në Komunën e Tuzit shumicën e popullatës e përbëjnë shqiptarët, në mënyrë të qartë tregon se neni i kontestuar nga ana e Dresheviq është në përputhje me ligjin, mbi bazën e të cilit është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, shkruan mes tjerash në letrën e Vukçeviq dërguar Gjykatës.

Vukçeviq i ka propozuar Gjykatës Kushtetuese që mos të pranojë iniciativën e Nexhat Dresheviq pasi që neni është në përputhje me ligjin. Mendimi i Vukçeviq njëzëri është përkrahur edhe nga anëtarët e këshillit të statuteve dhe rregulloreve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë