Loading…

Kërkohet dorëheqja e Shpend Maxhunit pas ‘skandalit me djalin e tij’

  • 20/10/2018 | 10:35

Kërkohet dorëheqja e Shpend Maxhunit pas ‘skandalit me djalin e tij’

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.

Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbiikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

“Ky është kulmi i skandaleve të Shpend Maxhunit. Të martën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së do të kërkojë të merremi me këtë rast.”, ka thënë deputeti Berisha.

“Pos skandaleve të njëpasnjëshme në Polici, z. Maxhuni po e përcjellin edhe skandale në AKI. Përfundimisht do të kërkojmë prej Presidentit dhr Kryeministrit të merren me figurën e shefit të AKI’së që nënkupton edhe shkarkimin e tij”, tha Berisha.

Koha Ditore ka shkruar se armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Rastin e skandalit të shefit të AKI’se me djalin e tij e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë