Loading…

Deputetët votojnë sot Ligjin për veteranët

  • 30/12/2016 | 08:51

Deputetët votojnë sot Ligjin për veteranët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë sot Ligjin për veteranët, në seancën e thirrur për në orën 10:00. Ky ligj do të duhej të votohej në seancën e djeshme, por në mungesë të kuorumit nuk mundi të kalojë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka paralajmëruara masa ndëshkuese në të holla për deputetë që kanë munguar në seancën e djeshme.

Në mbledhjen e djeshme, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për veteranët me shtimin e nenit 6, i cili parasheh që në rast se buxheti nuk është i mjaftueshëm për mbulimin e pensioneve prej 120 eurove, kategoria e tretë do t’i nënshtrohet vlerësimit në përputhje me buxhetin e paraparë.

Qeveria e miratoi edhe zgjatjen e mandatit të komisionet qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo internuarit të UÇK-së.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale, Arban Abrashi ka thënë se qëllimi i këtij projektligji është njohja e statutit të veteranit për këto kategori:

Veterani luftëtar i mobilizuar në luftë nga fillimi deri në fund.

Veterani nga 5 marsi 1998 deri në fund.

Veterani nga 31 marsi 1999 deri në fund.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë