Faji që Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk po shndërrohen në Forca të Armatosura të Kosovës, po bie tek deputetët serbë, që janë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.
Krejt kjo sipas kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për shkak të ndikimit që ka Serbia direkt tek këta deputetë.
Kjo ishte njëra prej çështjeve që përmendi kryeministri gjatë një konference për media që doli bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO’së Jens Stoltenberg.
Kryeministri foli për të gjitha të arriturat në Kosovës dhe situatën e sigurisë, por vlerësoi se qëndrimi i KFOR’it në Kosovë është ende i nevojshëm, shkruan gazetametro.net.
Ndërsa sa i përket Dialogut me Beogradin ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e thellë që të gjitha çështjet ti zgjidhë përmes dialogut.
“Dialogu me Serbinë është strategji për stabilizimin e marrëdhënieve me këtë shtet. Përkundër kësaj qasje ne së fundmi kemi pas disa provokime për të cilat jemi marrë vesh në Bruksel që t’i kapërcejmë këto pengesa”, tha Mustafa gjatë kësaj konference./gazetametro.net