Loading…

4 deputetët që e ndërruan partinë (Foto)

  • 22/12/2016 | 21:31

4 deputetët që e ndërruan partinë (Foto)

Jo të gjithë politikanët arrijnë që karrierën ta zhvillojnë në vetëm një parti. Shumë prej tyre ndërrojnë partitë, e disa prej tyre bëhen të pavarur, shkruan Gazeta Metro.


Në të shumtën e rasteve, aderimet në partitë e reja nuk janë bërë për shkak vetëm të interesave, por më tepër për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Kësisoji janë thyer vijat e kuqe dhe inatet ndërmjet anëtareve të partive, duke e marrur tejet me sportivitet kalimin nga njëra parti në tjetrën.

Gazetametro.net ju sjell disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin pjesë e ndonjë partie, por gjatë këtij viti ndryshuan kahje për arsye të ndryshme, kaluan në një parti tjetër ose vazhduan si deputetë të pavarur.

DONIKA KADAJ BUJUPI – Nga AAK në VV

Pas 13 vitesh të aktiviteteve në AAK, një prej deputeteve më aktive në Kuvend, Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Në një deklaratë me shkrim, Kadaj Bujupi pati sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur.

Zyrtarizimin e kalimit të saj në VV, e pati bërë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, ku pati thënë se subjekti i saj i ri iu qëndron pas parimeve, çka edhe e bindi t’i bashkohet.

collage

RAMIZ KELMENDI – Një herë në AAK, pastaj në PDK, tani Ramiz Kelmendi është pjesë e LDK-së

Për dy vite, biznesmeni pejan Ramiz Kelmendi, ka ndërruar tri parti. Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se do të “pensionohet” nga karriera politike në partinë e tij të re, Lidhja Demokratike e Kosovës. Kelmendi, i cili u inkuadrua zyrtarisht në LDK vetëm 1 muaj më parë dhe u emërua në postin e zëvendëskryeministrit në po të njëjtën ditë, ka thënë se nuk do ta ndërrojë më partinë.

Kelmendi para dy viteve kishte aderuar në AAK – parti e cila nuk arriti t’i fitojë zgjedhjet. Në më pak se një vit, Kelmendi kishte shkuar në PDK.

 Thaçi që e kishte sjellë në PDK, ishte bërë president, ndërsa kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, duket se nuk e shihte si person që do të merrte postin që donte Kelmendi.

Kështu, ai zgjodhi LDK-në, për të marrë postin që e kërkoi shumë.

kelmendifinal

IBRAHIM GASHI- Nga AKR në PDK

Ibrahim Gashi në krye të Universiteti të Prishtinës kishte ardhur në vitin 2012, ndërsa ishte shkarkuar vetëm dy vite pas. Ai u bë rektor pasi dha dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ku u emërua si anëtar i partisë AKR. Gashi u detyrua të jap dorëheqje nga posti i rektorit, pasi një nga punimet e tij ishte botuar në një revistë false në Indi. Ai dha dorëheqje vetëm pas presionit të studentëve dhe shoqërisë civile që protestuan e marshuan me ditë të tëra para Rektoratit me kërkesën që ai të jepte dorëheqje nga posti i të parit të këtij universiteti.

Ai ishte larguar nga AKR, pas emërimit si rektor në Universitetin e Prishtinës, ndërsa para vetëm një muaji aderoi në PDK.

15682735_716482178506773_844375264_n

ILIR DEDA-   Nga VETËVENDOSJE, tani deputet i pavarur

Në fund të muajit prill të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje mbeti pa një deputet. Ilir Deda i cili gëzonte postin e sekretarit, dha dorëheqje. Përmes një konference për media, Deda pati thënë se për shkak të dallimeve konceptuale janë duke i ndarë rrugët si miq me Vetëvendosjen. Ai gjithashtu pati thënë se do të kenë bashkëpunim në të ardhmen me këtë subjekt.

Tani për tani Deda është deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës./gazetametro.net

collage

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë