Loading…

Deputetët po vijnë në seancën ku pritet të rrëzohet Qeveria (Foto)

  • 10/05/2017 | 09:58

Deputetët po vijnë në seancën ku pritet të rrëzohet Qeveria (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të hyjnë në objektin e Kuvendit, ku së shpejti do të mbahet mbledhja që do të vendoset për mocionin ndaj Qeverisë.


Nga gazetarja e Metros bëhet e ditur që së pari kanë filluar të vijnë deputetët e opozitës. Duke hyrë është parë Faton Topalli i VV’së, shkruan gazetametro.net.

Në seancë po futen tashmë edhe deputetët e shumicës, ku nga ta u pa Njomza Emini e LDK’së, e po ashtu edhe deputetë të PDK’së, ku u pa Elmi Reçica e Xhevahire Izmaku.

Pak minuta më herët në objektin e Kuvendit u fut edhe i pari i Qeverisë, Isa Mustafa, i cili sot do të përballet me testin më të madh që nga ardhja në pushtet.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se seanca nuk do të fillojë në 10:00 siç ishte thënë, por do të ketë vonesa pasi PDK’ja ende janë në mbledhje duke diskutuar rreth qëndrimit të partisë për Mocionin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë