Loading…

Deputetët morën nga 26,000 euro gjatë vitit 2016

  • Nga

  • 19/01/2017 | 10:22

Deputetët morën nga 26,000 euro gjatë vitit 2016

Deputetët e Parlamentit të Kosovës gjatë vitit 2016 kanë marrë secili rreth 26,000 euro, duke mos përfshi këtu mëditjet që marrin në udhëtime, e krejt kjo si pasojë e ligjit aktual i cili nuk ua kufizon deputetëve mëditjet shkruan gazetametro.net.


Për një seancë parlamentare një deputet merr 120 euro mëditje, ndërsa 80 të tjera për një mbledhje të komisionit plus mëditje të tjera gjatë udhëtimeve, si dhe 1488 euro rrogën bazë.

Për kundër përformances dhe punës se dobët te Parlamentit të Kosovës, ku gjatë vitit 2016, Kuvendi ka arritur të miratoi vetëm  52 ligje apo 36% të planifikimit, që është cilësuar edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës si një nga Legjislaturat më të dobëta, shkruan gazetametro.net.

Përkundër punës jo efikase, deputetët del të marrin jo pak euro nga tatimpaguesit e shtetit të Kosovës.

Çdo deputet për vitin 2016 ka marrë 17,856 euro nga rroga bazë, por kur këtyre u shtohen dhe mëditjet atëherë del që çdo deputet ka marr së paku 26,000 euro, pra duke mos llogaritur shpenzimet që bëjnë nëpër udhëtime.

Gjithashtu deputetët e Kosovës janë më të paguarit në rajon, të dytët më të paguarit janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro. Pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080, të Maqedonisë me 1000 dhe të Serbisë me vetëm 860 euro.

Votaime.org që monitoron punën e Kuvendit duke përfshi seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare thotë se Parlamenti i Kosovës gjatë vitit 2016 ka mbajtur 36 seanca parlamentare dhe Komisionet Parlamentare që ka mbajtur më së shumti mbledhje janë Komisioni për zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri me gjithsej 43 mbledhje të Komisionit Parlamentar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë