Loading…

Deputetët morën 2 milionë euro paga që nga fillimi i pandemisë, por kanë ‘ngelur’ në detyra dhe përgjegjësi

  • 21/11/2020 | 19:06

Deputetët morën 2 milionë euro paga që nga fillimi i pandemisë, por kanë ‘ngelur’ në detyra dhe përgjegjësi

Deputetët e Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë marrë 2 milionë euro paga, por detyrat dhe përgjegjësit për çfarë paguhen nuk janë kryer, shkruan Gazeta Metro.


Ka qenë i pari i Prishtinës i cili ka bërë të ditur se deputetët e Kosovës kanë marrë dy milionë euro paga që nga fillimi i pandemisë.

“Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marr 2 milion euro paga”, shkruar Ahmeti.

Por ajo çfarë bie në sy është se, këta deputet nuk i kanë kryer detyrat dhe përgjegjësit për çfarë edhe paguhen, pra, votimin e ligjeve dhe projektligjeve, që shumica e tyre kanë mbetur pa u votuar për shkak të mungeave të tyre në senaca parlamentare.

Duhet theksuar se kjo legjislaturë dhe këta deputet nuk kanë arritur që të miratojnë në tërësi Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Vetëm pas tentimit të shtatë, ky projektligj jetik për ekonominë dhe qytetarët e prekur nga pandemia, është votuar vetëm në parim.

Ndërsa tentimi për ta kaluar në leximin e dytë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kishte dështuar në Komisionin për buxhet, ishin vetëm 5 deputetë që votuan pro, e rrjedhimisht kishte dështuar edhe seance e jashtëzakonshme e thirrur për ta votuar këtë projektligj.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, kap vlerën e 385 milionë eurove. Me miratimin e këtij projektligji është thënë se do të mundësohet rikuperimi i humbjeve të bizneseve për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Subjektet ekonomike në Kosovë, disa herë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të votojnë këtë projektligji, pasi sipas tyre, “adresimi i dëmeve të shkaktuar në ekonomi, është thelbësor për shpëtimin e ndërmarrjeve dhe punonjësve të goditur nga pandemia COVID-19

Ndërsa sipas Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), 27 projektligje janë duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës. E gjatë këtij viti organi më i lartë legjislativ në vend ka arritur që t`i miratojë vetëm 13 sosh. Edhe më keq qëndron puna me sesionin vjeshtor të Parlamentit.

“Sa i përket projektligjeve, numri total i projektligjeve që janë̈ aktualisht në procedurë në Kuvend është̈ 27, ndërkaq numri i përgjithshëm i ligjeve të miratuara gjatë këtij viti është 13.Për këtë̈ periudhë raportuese, pra prej fillimit të sesionit vjeshtor Kuvendi nuk ka miratuar asnjë̈ ligj përjashtim tri marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ajo për Express, Agnesa Haxhiu hulumtuese në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Ndërsa duhet theksuar se gjatë këtyre dy muajve prej kur ka filluar ky sesion, Kuvendi nuk ka arritur që të miratojë as edhe një projektligj, përveç tri marrëveshjeve ndërkombëtare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë