Disa nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme në mbledhjen ku po shqyrtohet Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, kanë kërkuar që kuvendit t’i bëhet një rekomandim që kjo marrëveshje të mos votohet. Por, kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të jepet rekomandim i cili mund të detyronte deputetët të votonin pro apo kundër.
Visar Ymeri dhe Aida Dëgruti nga Vetëvendosje, Zafir Berisha nga Nisma si dhe Time Kadrijaj nga AAK, kanë kërkuar që kuvendit t’i bëhet një rekomandim që kjo marrëveshje të mos votohet, shkruan Gazeta Metro.
Kurse kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të jepet rekomandim i cili mund të detyronte deputetët të votonin pro apo kundër.
Ndryshe, Kuvendi njoftoi se të hënën do të mbahet edhe mbledhja e kryesisë, por më vonë u njoftua se ajo do të mbahet të mërkurën, shkruan Gazeta Metro.
https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/515947655457563/