Loading…

Deputetët gjerman: Taksa të hiqet, Gjermania përkrah dialogun me Serbinë

  • 01/04/2019 | 10:32

Deputetët gjerman: Taksa të hiqet, Gjermania përkrah dialogun me Serbinë

Dy deputetët gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), janë deklaruar pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku kanë bërë të ditur se kanë kërkuar heqjen e  taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë konferencës për media, ata kanë thënë se Gjermania i ka bërë të qarta qëndrimet e veta, derisa kanë shtuar se asgjë nuk zgjidhet duke krijuar probleme të reja.

“Nuk mund t’i zgjidhim problemet përmes krijimit të problemeve të reja.Ai që mendon se kështu zgjidhen problemet, duhet të jetë i vetdijshëm se kështu vetëm krijohen problemet e reja”, ka thënë Bauer.

Ai tutje ka shtuar se nëse krijohen bazat për një bashkëpunim më të mirë, atëherë edhe doganat nuk do ta kenë më atë kuptim që kanë.

Ndërsa deputeti i CSU-së, Christian Schmidt, ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, si dhe të intensifikohet.

Ai ka përfunduar se gatishmëria e Gjermanisë, që Kosova t’i afrohet familjes evropiane, ekziston akoma./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë