Loading…

Deputetët e LDK’së po i vardisen Mustafës për t’i futur në listë

  • 10/05/2017 | 13:56

Deputetët e LDK’së po i vardisen Mustafës për t’i futur në listë

Deputeti i NISMA, Zafir Berisha, i ka quajtur deputetët e LDK’së vardisës, pasi sipas tij, tani kanë ndryshuar qëndrim ndaj qeverisë e cila udhëhiqet nga lideri i partisë së tyre, me të vetmin cak, futjen në listën zgjedhore.


“Mocionin e ka inicuar opozita me NISMA’n, dhe nuk qëndrojnë teoritë e konspiracionit të paraqitura nga deputetët e LDKsë, të cilët po derdhin lot krokodili në këtë foltore për Isa Mustafën, derisa ata as nuk ia kanë dhënë votën”, raporton gazetametro.net

“Po derdhin lot krokodili sepse Mustafa i ka kërcënuar se nuk do ti fusë në listë dhe tash kur po e shohin fundin, hajde të bëhem mirë me Isën”.

“Për ata që kanë dilema, le ta dini se kur opozita të vijë në qeveri demarkacioni do të votohet kundër dhe do të marrë fund kjo odiseade”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë