Loading…

Deputetët e Kosovës në Iowa, diskutojnë mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi

  • 26/09/2022 | 22:12

Deputetët e Kosovës në Iowa, diskutojnë mundësitë për t’i ndihmuar Kosovës në bujqësi

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës gjenden në Iowa të SHBA-së, ku janë pritur nga Sekretari i Shtetit, Paul D. Mate.


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se me Mate kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë orientimi i vetëm gjeopolitik i Kosovës – janë adresa më e sigurt e forcimit të shtetit të Kosovës. Derisa Shteti Iowa është shndërruar në epiqendër e miqësisë ndërmjet popullit amerikan dhe popullit të Kosovës.  Sot u pritëm në një takim shumë të ngrohtë nga Sekretari i Shtetit Iowa, Paul D. Pate, me të cilin kemi diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka njoftuar ajo.

Deliu ka thënë se janë pajtuar për ta rritur bashkëpunimin e gjithmbarshëm ndërmjet dy vendeve, sidomos ndërmjet dy parlamenteve.

“Po ashtu, biseduam edhe për mbështetjen që Iowa mund t‘i japë Kosovës në fushën e bujqësisë, ku ky shtet është lider për përpunimin e produkteve bujqësore. Binjakëzimi ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës është reflektim i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i lidhjes shpirtërore ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në fund.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë