Loading…

Deputetët e AAK’së kërkojnë lirimin e Demaliajt dhe Zekës

  • 28/09/2018 | 12:41

Deputetët e AAK’së kërkojnë lirimin e Demaliajt dhe Zekës

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Milaim Zeka.

Në një komunikatë për media, deputetët e AAK-së kanë shprehur pakënaqësi me logjikën e arrestimit të deputetëve, duke thënë se Demaliaj e Zeka nuk kanë thënë asgjë që cilësohet si kanosje.

Sipas tyre, arrestimi i dy deputetëve mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe bllokim të punës së Kuvendit.

Më poshtë reagimi i AAK-së:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është i indinjuar me arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në si deputet nuk mund të pajtohemi me logjikën e arrestimit të deputetëve për shkak të fjalës së tyre edhe kur ajo është më e ashpër dhe më emocionale se sa që duhet.

Konsiderojmë se deputetët e arrestuar nuk kanë bërë asnjë veprim konkret i cili mund të cilësohej kanosje ose rrezik të kujtdoqoftë dhe mbajtja në paraburgim e tyre kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd, është shkelje e rëndë e dinjitetit dhe integritetit të deputetit. Druajmë se arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës.

Pamjet e prangosjes së deputetëve për fjalën e tyre mund të shihen vetëm në sisteme totalitare. Prandaj kërkojmë që deputetet që po mbahen  në arrest të lirohen menjëherë dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë