Deputetët e opozitës në Kuvendin e Kosovës janë bërë bashkë në Golem të Shqipërisë këtë fundjavë.
Reporteri ka siguruar fotografi nga atje, teksa shihet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
E nga partia më e madhe opozitare, PDK’ja, mori pjesë ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj dhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.
Ndërsa nga LDK’ja të pranishëm ishin deputeti Agim Veliu, Besian Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Mësohet se arsyeja e mbledhjes së figurave të njohura të politikës kosovarë ishte inaugurimi i një hoteli luksoz.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.
PDK, LDK dhe AAK mbeten partitë opozitare në Kuvend, derisa Nisma dhe PSD mbesin parti opozitare jashtë Kuvendit.