Loading…

Deportimi i gjashtë gylenistëve: Në mesin e 20 personave që do të intervistohen është edhe presidenti Thaçi

  • 10/10/2018 | 11:10

Deportimi i gjashtë gylenistëve: Në mesin e 20 personave që do të intervistohen është edhe presidenti Thaçi

Komisioni Hetimor parlamentar i formuar për deportimin e gjashtë Gylenistëve do të intervistojë sot Kryeshefen i Inspektoriatit Policor, Miradije Kelmendi, lidhur me situatën e krijuar para disa muajve. 

Kryetari i këtij Komisioni është deputetit nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cilia para kësaj mbledhje ka zbuluar se Komisioni do të intervistojë edhe 20 persona të tjerë që janë në krye të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe presidentin Thaçi.

“Intervistimet fillestare përfshijnë 20 persona, përfshirë këtu edhe Presidentin Hashim ThaçI për rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve”, ka thënë Sveçla për gazetaexpress.com.

Ndërsa, kryeshefja e IPK’së do të raportojë sot në Komision për të gjitha informatat që ka në lidhje me deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosovë për në Turqi, që ndodhi para 6 muajve.

Por, para gjashtë muajve, në krye të Inspektoriatit, atëherë kur edhe ndodhi deportimi, ishte Hilmi Mehmeti. Më 8 gusht, Miradije Kelmendi më pas u emërua në krye të Inspektoriatit, shkruan Gazeta Express.

Komisioni ka nisur punën në korrik dhe janë të mandatuar vetëm për katër muaj të kryejnë hetimet, që i bie deri më 15 dhjetor.

Gjashtë gylenistët nga Kosova u dërguan në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it me Agjencinë Inteligjente të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas deportimit të gylenistëve në Turqi, shkarkoi ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe urdhëroi shkarkimin e shefit të AKI-së, Driton Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë