Loading…

Depay s’është në planet e Xavit, Barcelona ia cakton çmimin e largimit

  • 04/07/2022 | 09:37

Depay s’është në planet e Xavit, Barcelona ia cakton çmimin e largimit

Memphis Depay pritet që të largohet nga Barcelona, pasi që ai thuhet se nuk është në planet e klubit dhe trajnerit, Xavi.


Reprezentuesi holandez u transferua në “Camp Nou” si futbollist i lirë nga Lyoni në verën e kaluar, teksa shënoi 13 gola dhe dy asistime në 38 paraqitje në të gjitha gara.

Megjithatë, Depay nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Xavit, pas transferimit të Aubameyangut e Torresit. Ai gjithashtu vuajti nga lëndimet e shpeshta.

“Marca” ka raportuar se 28-vjeçari është informuar se ai nuk është pjesë e planeve të Xavit për sezonin e ardhshëm.

28-vjeçari nënshkroi vetëm kontratë dy-vjeçare me Barcelonën, që do të thotë se katalunasit mund ta humbin sulmuesin me parametra zero në vitin e ardhshëm.

Barça nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe sipas gazetës spanjolle, klubi synon të fitojë 25 milionë euro nga shitja e ish-sulmuesit të Manchester Unitedit e PSV Eindhovenit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë