Loading…

Departamenti i shtetit amerikan i del në krah ambasadorit

  • 04/02/2017 | 09:54

Departamenti i shtetit amerikan i del në krah ambasadorit

Menjëherë pas shkëmbimit të akuzave publike ndërmjet ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka ardhur edhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, për këtë çështje.


Zëdhënësi në detyrë i DASH, Mark Toner komentoi qëndrimet e ambasadorit Lu, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

I pyetur nëse qëndrimet e Donald Lu-së janë personale apo të njëjta me ato të DASH, Toner u shpreh se, “Politika e Shteteve të Bashkuara, në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kryerjen e reformave të nevojëshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

“Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë”, – u shpreh Toner.

Në vijim të intervistës, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka edhe një apel të rrrëndësishëm për të gjitha partitë politike në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”, mbylli intervistën e tij, zëdhënësi Toner.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë