Loading…

Departamenti amerikan i Shtetit jep detaje për takimin Pompeo-Vucic

  • 03/03/2020 | 17:07

Departamenti amerikan i Shtetit jep detaje për takimin Pompeo-Vucic

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar në lidhje me takimin e djeshëm midis sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, në Washington, transmeton Gazeta Metro.


Në njoftimin e postuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit tutje bëhet e ditur se sekretari Pompeo ka njoftuar për rëndësinë e kthimit në negociata me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, duke inkurajuar Vucicin të përdorë momentin e nënshkrimit të letrave të fundit që kanë të bëjnë me krijimin e linjës ajrore, hekurudhore dhe autostradën Prishtinë-Beograd.

“Sekretari theksoi rëndësinë e kthimit në negociata me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve. Sekretari Pompeo gjithashtu inkurajoi Presidentin Vucic të përdorë  momentin e nënshkrimit të letrave të fundit të synimit për krijimin e linjës ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Prishtinës dhe Beogradit”.

“Sekretari dhe Presidenti diskutuan për zhvillimin e vazhdueshëm të Serbisë si një komb modern, demokratik dhe i prosperuar në paqe me fqinjët e saj”, thuhet në njoftimin për takimin që është postuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Shtëpinë e Bardhë a ndodhur edhe një takim midis Presidentit Thaçi dhe homologut të tij serb, takim ky i cili është bërë me ftesë të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë