Loading…

Departamenti Amerikan i Shtetit 15 zyrtarë shqiptarë nuk i do në Amerikë

  • 28/04/2018 | 15:38

Departamenti Amerikan i Shtetit 15 zyrtarë shqiptarë nuk i do në Amerikë

Në emisionin “Java” në RTSH, analisti i këtij emisioni, Lorenc Vangjeli, bëri një deklaratë të bujshme. “Sipas burimeve të besueshme”, tha ai, “Departamenti Shtetit ka hartuar një listë për shpalljen “non grata” të 15 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shumë të lartë shqiptarë”.


Arsyeja e ndalimit sipas analistit lidhet me të dhënat që mledh Departmenti i Shtetit për përfshirje të zyrtarëve të lartë të vendeve të ndryshme në afera korruptive. Ndalimi I hyrjes në SHBA i këtyre zyrtarëve parashikohet në legjisiacionin amerikan.

Mbi këtë bazë, Deparmenti i Shtetit u ndaloi së fundi hyrjen në SHBA ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llala dhe deputetit Tom Doshi. Kjo ishte hera e parë që kjo masë aplikohej për zyrtarë dhe deputetë shqiptarë. Madje për ish Prokurorin Llalla, ambasadori Donald Lu deklaroi në një emision televiziv se është hera e parë në botë, përcjell indeksonline.

Deklarata e Vangjelit paralajmëron se një fat të ngjashëm mund të kenë edhe 15 zyrtarë të tjerë. Nëse një informacion i tillë konfirmohet atëherë në javët në vijim pritet që ujërat politike në Shiqpëri të trazohen edhe më tepër, me pasoja që mund të shkojnë deri në doreheqje të rëndësishme apo vakume institucionale.

Në raportin e DASH për vitin 2107 theksohet se korrupsioni ka prekur të gjitha degët e qeverisë. Në mungesë apo vonëse të drejtësisë, ndalimi i hyrjes në SHBA duket të jetë dënimi i parë me të cilin po përballen e do të përballen pëshqit e mëdhenj në Tiranë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë