Loading…

Dënohet ushtarja zvicerane: U aksidentua pasi piu raki me serbët në Kosovë

  • 03/06/2017 | 17:17

Dënohet ushtarja zvicerane: U aksidentua pasi piu raki me serbët në Kosovë

Për të vendosur komunikimin me popullatën vendore duhesh t`i përshtatesh rrethanave, arsyetohet ish ushtarja. Në këtë rast kjo do të thotë të pish raki me mikpritësit, me serbët e Kosovës!


Ajo ka shërbyer si ushtare në misionin paqeruajtës zviceran, Swisscoy në Kosovë. Ndërsa tash përgjigjet para gjykatës ushtarake, në Cyrih, Zvicër. Gruaja 35 vjeçare nga Kantoni Thurgau, derisa po voziste makinën ushtarake diku në Kosovë vitin e kaluar ka shkaktuar një aksident, shkruan azonline.ch. Pasi që nuk ka mundur ta kontrollojë në një kthesë, makina e saj ka rrëshqitur, ka goditur një shtyllë elektrike dhe është rrotulluar.

Përkthyesja që ka qenë me të ka pësuar tronditje truri dhe gërvishtje. Pasojat tjera përveç atyre materiale, nuk janë të rënda. Por, është interesante mënyra se si ajo e shpjegon para trupit gjykues  ndodhjen e aksidentit, transmeton albinfo.ch. Sipas saj, “në Ballkan ecën puna vetëm nëse përshtatesh me kulturën e atjeshme”. Misioni i Swisscoy-t konsiston në grumbullimin e informacioneve nga popullata dhe autoritetet e Kosovës. Dhe, për ta bërë këtë me sukses duhesh t`i përshtatesh rrethanave, thotë ish ushtarja. Në këtë rast kjo do të thotë të pish raki me mikpritësit, me serbët e Kosovës. Ka qenë tepër e vështirë vendosja e komunikimit me priftin e fshatit, (diku në Kosovë) kështu që për të pasur sukses, asaj i është dashur të shkonte në një kafe dhe të pinte raki bashkë me priftin serb, oficerin zviceran dhe mikpritësit tjerë, përcjell albinfo.ch. Madje shumë raki! Aq shumë sa që kur në rrugën e kthimit e mori timonin e makinës ushtarake (pasi që oficeri ishte më i dehur se ajo), e humbi kontrollin mbi të dhe ndodhi aksidenti.

Në seancën gjyqësore është pranuar se në rregulloren ushtarake të Swisscoy-t në Kosovë pranohet, madje preferohet pirja e alkoolit me mikpritësit me qëllim lehtësimin e komunikimit. Por fjala është vetëm për ndonjë gotë të vogël, në nivel simbolik dhe jo edhe për shoferin! Pasi që ushtarja e rrëfimit tonë e ka tejkaluar shumëfish këtë masë “simbolike”, ajo është dënuar me kusht me një gjobë prej 9100 frangash, transmeton albinfo.ch. Ndërsa shefi i saj, oficeri, ka marrë një dënim me 3600 franga për faktin se e ka lejuar ushtaren të ngiste makinën në gjendje të dehur.

(Foto:Ilustrim)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë